Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiut pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos, Prokuroria e Italisë kthen pas ekspertizën mjekoligjore, ja arsyeja

Prokuroria e Italisë ka kthyer pas ekspertizën mjekoligjore të vdekjes së 3 vjeçarit Brian Spahiu, i cili një vit më parë kreu ndërhyrje në klinikën dentare të Roland Xhaxhos.


Arsyeja e kthimit vjen për shkak të mungesës së dokumentacionit, pasi organi i akuzës shqiptare ka dërguar në letërporosi vetëm letrat dhe jo mostrat e plota.

Kjo letërdërgesë është dërguar nga Prokuroria e Tiranës drejt Italisë disa muaj më parë, për të kryer një ekspertizë mjekoligjore, një mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes së 3 vjeçarit, Brian Spahiu. Nga ana tjetër, familjarët e të miturit kanë kundërshtuar që ekspertiza mjekoligjore të ribëhet në Itali.

Ekspertiza mjekoligjore që u bë nga IML rezultoi se shkak për vdekjen fatale të 3 vjeçarit u bë anestezia, e vendosur në klinikën dentare të mjekut Roland Xhaxho. Por prokuroria e Tiranës kërkoi të bëhej ekspertiza mjekoligjore në Itali, pasi sipas organit të akuzës akti i parë i ekspertizës ishte i paplotë , konkluzioni ishte i pasaktë dhe se mungonin ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet.

Gazetari Igli Çelmeta, raporton se Prokoruria e Tiranës ka marrë në pyetje vetëm një mjek në QSUT, ndërsa të tjerët që kanë qenë kurim nuk janë marrë në pyetje kur 3-vjeçari ishte i shtruar te pediatria e QSUT, pasi kishte bërë ndërhyrje në dhëmbë te klinika e Roland Xhaxhos. Kur 3-vjeçari u shtrua në QSUT e kanë asistuar të paktën 6 mjekë.

Ndërkohë, Prokuroria ka sekuestruar kartelën e të miturit te QSUT-ja, por nuk ka lënë asnjë kopje për familjarët.

Çelmeta raporton se familjarët e 3 vjeçarit kanë kërkuar vazhdimisht informacion nga prokuroria lidhur me hetimet, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Përgjigja që kanë marrë “Ju si trashëgimtarë të viktimës nuk keni të drejtë të informoheni gjatë hetimit, kur të mbarojnë hetimet do u pajis me dosjen”.

3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë ne reanimacionin e Pediatrisë më datë 1 tetor 2023, tre ditë pas një mjekimi që kreu në 14 dhëmbë në klinikë dentare në kryeqytet të mjekut Roland Xhaxho.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme