Një operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e djeshme (24 shtator) dhe paraditen e sotme, të udhëhequr nga Prokuroria e Posaçme dhe homologët e saj në Itali.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se ekzekutimi i operacionit ka ndodhur në zonën e Manzezë, ashtu sikurse dhe në shtetin italian.
Mësohet se ky operacion ka si qëllim ekzekutimin e masave të prera nga GJKKO për persona të ndryshëm.
Hetimi i tyre është bërë nga SPAK, por ka pasur bashkëpunim nga ana e autoriteteve italiane.
Sakaq, pritet njoftimi zyrtar në lidhje me këtë operacion nga SPAK-u.