Investigimi i Vetting: Shqipëria prodhon 39 mijë ton mbetje të rrezikshme në një vit! Si mbetjet spitalore i kalojnë me tendera privatit! Pikëpyetje për asgjësimin

EMISIONI VETTING


Transporti i mbetjeve të rrezikshme drejt vendeve aziatike vijon të mbajë Shqipërinë në qendër të lajmeve dhe vëzhgimeve ndërkombëtare, ndërkohë që institucionet shtetërore i kalojnë përgjegjësitë njëra-tjetrës.

Nga ajo që “Vetting” ka ndjekur dhe më parë, rezulton se rrjeti i trafikimit të mbetjeve është shumë i sofistikuar, ndërkohë që institucionet që duhet të monitorojnë heshtin shpesh nuk kanë përgjigje për pyetjet që kanë lindur pas anijeve të nisura si eksporti i paligjshëm nga Porti i Durrësit.

Sipas kryetarit të Parisë “Mundësia”, njëkohësisht edhe deputetit Agron Shehaj: “Ka mbi dy muaj që është ngritur alarmi dhe nuk kemi asnjë përgjigje nga institucionet shqiptare se çfarë po ndodh, sa mbetje toksike prodhohen, ku shkojnë, nuk kemi absolutisht asnjë përgjigje”.

Ndërsa, gazetari Gjergj Thanasi për emision “Vetting”  shprehet se: “Ky trafik me patjetër ka nevojë për një përkrahje të madhe shtetërore, pra nuk e ka bërë me kokë të vet kapteri te porti, apo doganieri i thjeshtë me kokë të vet.”

gjergji thanasi

E me gjithë mospërgjigjet për trafikimin e mbetjeve toksike, problemi për mjedisin dhe shëndetin publik rëndohet. Madje, në debatin publik dhe në prononcimin e paktë të institucioneve gjithçka duket se synon të spostojë pyetjen se ku shkojnë këto mbetje.

Madje është ngritur dhe hipoteza “a janë vërtet mbetjet e rrezikshme toksike?”

Në një prononcim të saj ministrja e Turizmit dhe Mjediset,  Mirela Kumbaro shprehet  se: “Modeli që ne kemi, nuk e kemi shpikur ne, është modeli europian i mbetjeve të rrezikshme dhe të parrezikshme. Kujdes! Të rrezikshme nuk do të thotë automatikisht toksike sepse shoh që ka një konfuzion në media dhe ka një abuzim dhe duke krijuar dhe një lloj paniku të pavend.

Sipas Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (EPA) mbetjet toksike janë mbetje “që janë të dëmshme ose fatale për organizmat e gjallë kur absorbohen ose gëlltiten”. Mbetjet e rrezikshme janë niveli më i ulët i substancave potencialisht të dëmshme, toksike është më e lartë.

“Mbetjet e rrezikshme mund të jenë, por nuk janë domosdoshmërish toksike”, shkruan Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit në SHBA.

Kur këto mbetje nuk eliminohen, nuk eksportohen ose nuk përpunohen, siç ka ndodhur rëndom në Shqipëri, por ekspozohen nën trysninë e shiut, erës dhe tokës, kthehen në mbetje toksike me rrezikshmëri maksimale.

Sipas ekspertit të mjedisit Abdulla Diku:“Përmbajtja e metaleve të rënda në tokë, i bën ato shumë toksike, shumë të dëmshme, së pari për mjedisin, por në fund ne si pjesë e fundit të zinxhirit ushqimor të gjithë ekosistemit natyror, i vuajmë ne.”

abdulla diku

Sipas ekspertëve dhe aktivistëve mjedisorë, mbetjet e rrezikshme janë një minë me sahat nëse neglizhohen nga subjektet që i gjenerojnë dhe agjencitë e mjedisit.

Ambientalisti Lavdosh Ferruni për “ Vertting” shprehet se: “Efekti i tyre nuk është momental, nuk është i menjëhershëm, është gradual dhe kjo është më e keqja, pra akumulohet aty dhe shpërthen mbas disa vitesh. Kjo është tipike, sidomos për këto metalet e rënda”.

“Vetting” ka kryer një investigim ku zbulon se çfarë ka ndodhur me mbetjet e rrezikshme që gjenerojnë industritë e nxjerrjes, përpunimit të hidrokarbureve dhe industrisë së rëndë, të cilat kanë lidhje me skandalin ndërkombëtar të mbetjeve, që shtrihen në Kosovë, Serbi e deri në Zvicër.

Eksporti i mbetjeve toksike, shifrat përmbysin Ministrinë e Mjedisit

Ndërkohë, pavarësisht devijimit apo jo të debatit, “Vetting” ka faktuar se, vetëm vitin e kaluar, Shqipëria gjeneroi 39 mijë tonë mbetje të rrezikshme, duke përjashtuar mbetjet e rrezikshme spitalore, të cilat u kalohen kompanive private nëpërmjet tenderave publikë.

Sot që flasim, Shqipëria nuk ka asnjë impiant incenerimi ose asgjesimi të mbetjeve toksike, duke ngritur shqetësimin se ku shkojnë mbetjet toksike që paraqesin rrezik të përhershëm për ekosistemin dhe shëndetin e njeriut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme