Prokuroria e Tiranës ka dërguar përmes postes në Kuvend shkresën për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili ditën e djeshme u dënua nga Gjykata e Apelit me 1 vit heqje lirie.
Vendimi u mor nga trupi gjykues me relatore Elona Toro dhe anëtarët Iliba Bezati dhe Genti Shala.
Fill pas këtij vendimi, Salianji deklaroi për mediat se ishte i ndikuar politikisht, duke e cilësuar si një ‘dënim politik’.
“Jam i dënuari i parë politik në këto 34 vite pluralizëm. Ky është dënim politik, njësoj si agjitacioni dhe propaganda dikur,” tha Salianji. “Unë nuk kam bërë një betejë për të vjedhur dhe për të vrarë, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës,” deklaroi ai, duke shtuar se është i disponueshëm që ta kryejë dënimin në çdo lloj burgu.