Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u shpreh se sot është dita e tij e fundit në liri, por e ka shfrytëzuar për të mbledhur provat e nevojshme që do të dorëzohen në SPAK për kallëzimin ndaj Fatmir Xhafaj.
“Pavarësisht se është dita e fundit e imja në liri kam mbledhur të gjitha provat për ti depozituar në SPAK”, tha Salianji.
Sipas tij, fokusi i ditës së sotme duhet të jetë kapja e drejtësisë dhe dhënia fund e nënshtimit të institucioneve të pavarurara.
Ndërsa i pyetur nese ka pasur kontakt me Lulzim Bashën, Ervin Salianji u përgjigj:
“Ky është dënimi i parë në 34 vite, i një politikani për agjitacion dhe propagandë. Është një betejë e bërë në fjalë, pra nuk ka kallëzim. Kam pasur komunikim me të gjithë politikanë kryesor të opozitës. Të gjithë kanë shprehur solidaritet, pavarësisht qëndrimeve që kemi pasur. Edhe deputetë që nuk janë zyrtarisht në PD kanë mbajtur qëndrim. Nuk kam parë njeri përveç këtej që nuk do komentonte vendimet e gjykatave, por kur i intereson i komenton”, tha Salianji.