OJQ-të: Shkencat qytetare, në planin arsimor

Shoqatat e ndryshme ekologjike vlerësojnë se Shkencat Qytetare duhet të jenë pjesë e procesit edukativo arsimor duke nisur që nga mësimet në kopsht. Nga shoqata Eco Logic thanë se shkollat janë të përgatitura të pranojnë Shkenca Natyrore në programet mësimore megjithatë duhen bërë modifikime të caktuara. Siç thanë nga kjo shoqatë ekzistojnë programe të caktuara që shkollat I punojnë në temën e ambientit  jetësor por nuk janë të përfshira sa duhet. Madje, nga Eco Logic kujtojnë institucionet përgjegjëse se zbatimi i Shkencave Qytetare në shkolla kërkon infrastrukturë dhe kushte të posaçme që për momentin shumë shkollave ju mungon.

“Kjo është pikëpyetje, në disa shkolla ka të ashtuquajtura laboratori, diku nuk ka laboratori. Nëse flasim për lloje tjera të aktiviteteve, diku nuk duhen laboratori, duhet një qasje tjetër dhe materiale tjera. Vitet e kaluara, në 13 institucione, 8 shkolla fillore dhe 5 kopshte kemi hapur të  ashtuquajtura Eco kate të cilat i pajisëm me materiale të caktuara që ata të mund të realizojnë eksperimente dhe të mund të përfshihen në këtë koncept. Duhet të bëhet më shumë, këtë nuk mund ta bëjnë vetëm shoqatat, këtë duhet ta bëj shteti në mënyrë sistematike në të gjitha  institucionet”, tha Nikolla Neshkovski, Eco Logic. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme