Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho, ka folur për mediat, pasi deputeti demokrat u vetëdorëzua.
“Që mbrëmjen e sotme do transferohet drejt burgut të Fierit. Detyra e shtetit të shmangë përplasje në burgje. Ky nuk është problemi i Salianjit, problemi është se jemi në kushtet e një vendimmarrjeje politike”, tha Braho.