Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini, është rrahur nga disa persona me maska në Restorant Ballkanika Rustikana në Shkup, mëson Alsat.
Lajmi konfirmohet edhe nga zëdhënësi i Federatës, i cili theksoi se “Duke lëshuar restaurantin pas një takimi pune, disa persona të panjohur kanë sulmuar presidentin dhe shoqëruesin”.
Ende nuk dihet gjendja reale pas sulmit si dhe arsyet e rrahjes së Muamed Sejdinit./Alsat.mk