Kanë vazhduar përplasjet politike për rusishten në shkolla, të cilën e paralajmëroi Maksim Dimitrievski

Kanë vazhduar reagimet politike pas lajmit se gjuha ruse do të jetë lëndë mësimore në shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Kumanovës, që doli nga takimi i kryetarit të kësaj komune, Maksim Dimitrievski me ambasadorin e Federatës Ruse Sergej Aleksandroviç Bazdnikin. BDI, dega në Kumanovë shpreh shqetësimin se Qeveria e përbërë nga VMRO-ZNAM dhe siç i quan vazalët e tyre VLEN ditën kur Republikës së Shqipërisë iu konfirmua data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kryetari i komunës, njëherësh edhe kryetar i partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski priti në takim ambasadorin rus në zyrat e komunës. “Me VLEN-in në Qeveri dhe me këshilltarët e komunal të VLEN-it në komunën e Kumanovës, nxënësit tanë për dëshirat e çmendura të Dimitrieveskit me gjasë do të mësojnë edhe gjuhën ruse nëpër shkolla”, thuhet në reagimin e BDI-së, dega e Kumanovës. Kjo degë më tej reagon se “Në kohën kur e gjithë bota po e bojkoton shtetin rus apo gjithçka që vjen nga Rusia, VMRO-ZNAM dhe VLEN po na e detyrojnë edhe gjuhën ruse në shkollë. Veprat e tyre po e dëshmojnë vizionin tonë se ne kishim të drejt kur në zgjedhje garuam duke i thënë Po Europës, Jo Rusisë!” Nga koalicioni VLEN në Kumanovë kanë reaguar ndaj pretendimeve të BDI-së duke konstatuar se “Programet mësimore për lëndët mësimore në shkollat fillore dhe të mesme i miraton ministri i arsimit me propozim të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit. Kjo nuk është në kompetencë as të kryetarit të komunës e as këshillit komunal. Në nenin 30 të Ligjit të Arsimit Fillor thuhet se ministri me propozim të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit e përcakton konceptin për arsimin dhe edukimin fillor, në bazë të të cilit miratohen plani mësimor dhe programet mësimore. Ndërsa në nenin 21 të Ligjit të Arsimit të Mesëm thuhet se programet mësimore përpunohen sipas modelit të programeve, të cilat i miraton ministri me propozimin e Byrosë dhe Qendrës për Arsim dhe Trajnim Profesional.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme