Vodhi shtëpinë e një emigranti, blutë organizohen për ta arrestuar! Hajduti aksion si në filma, thyen xhamin e derës së tualetit por nuk shpëton dot, në pranga 37 vjeçari

Një 37 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë, pasi kishte vjedhur një banesë të një emigranti që jetonte në Greqi.


Në pranga ka rënë shtetasi E.B., 37 vjeç, banues në lagjen nr.3 në Korçë, i cili kishte grabitur një televizor, një shumë parash dhe sende të tjera nga banesa e shtetasit O.C., e cila ndodhet në të njëjtën lagje.

Ka qenë shtetasi O.C., i cili denoncoi grabitjen e banesës së tij, teksa u shpreh pranë bluve se jeton në Greqi dhe shtëpia ka qenë pa njerëz.

Kështu, Policia ka identifikuar autorin e grabitjes dhe është shfaqur në banesën e tij për ta shoqëruar në Komisariat.

Pas kësaj, 37 vjeçari, si tentativë për t’i shpëtuar bluve, ka thyer xhamin e derës së tualetit, por nuk ja arriti dot të ikte.

Shtetasi E.B. u shoqërua në spital dhe mori ndihmë mjekësore pasi ishte dëmtuar në dorë për shkak të thyerjes së xhamave, ashtu sikurse dhe një nga punonjësit e policisë. Ky i fundit u dëmtua nga xhamat gjatë prangosjes së 37 vjeçarit.

Pas mjekimit, E.B., është shoqëruar në Komisariat.

Autori i kësaj vjedhjeje ka precedent të mëparshëm penal. Ai është i dënuar më parë për një sëri vjedhjesh të ndodhura në Korçë në vitin 2021.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi O.C, banues në lagjen nr 3, Korçë,  i cili ka deklaruar se  mesditën e sotme  kur është kthyer nga Greqia ka konstatuar se  i kishin vjedhur në banesë televizorin, një shumë parash dhe sende të tjera.

Pas kallëzimit të marrë nga shtetasi O.C, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e shpejta hetimore  të kryera në vendngjarje dhe informacionet e marra në rrugë operative nga  Specialistët për Hetimin e Krimit, rezultoi se autori i dyshuar i vjedhjes ishte shtetasi  E.B, 37 vjeç, banues në lagjen nr 3, Korçë,  person i dënuar më parë për një seri vjedhjesh të ndodhura në Korçë gjatë vitit 2021.

Bazuar mbi këto dyshime, shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesën e shtetasit  E.B, për ta shoqëruar në Komisariat, si person i dyshuar për vjedhjen e ndodhur.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar te banesa dhe i kanë komunikuar shtetasit E.B, që do shoqërohej në Komisariat për tu marrë në pyetje, ky shtetas ka përplasur derën duke thyer xhamin e derës  dhe ka tentuar të largohej nga dera  tualetit, por nuk ka mundur të largohej pasi është prangosur nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi E.B, është shoqëruar në spital dhe mori ndihmë mjekësore pasi u dëmtua në dorë nga xhamat e derës.

Njëkohësisht edhe një nga punonjësit e policisë mori mjekim pasi u dëmtuar nga xhamat gjatë prangosjes së shtetasit E.B.

Shtetasi E.B,  pas mjekimit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale të cilat po kryhen nën drejtimin e Prokurorisë  dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme