LSDM: VMRO-ja ndërpreu negociatat me BE-në

Për sjelljen e pushtetit aktual karshi integrimit evropian ka reaguar LSDM-ja. Sipas partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-ja i ndërpreu negociatat me BE-në, ndërsa vendi po futet në qorrsokak. LSDM thotë se nga një vend me perspektivë, Mickoski vendosi ta mbyllë dhe izolojë vendin duke e shkatërruar shpresën se këtu do të jetohet mirë. Mickoski e çon vendin në një rrezik të madh nga bllokada të ardhshme, i bilateralizon sërish kontestet të cilat ishin të zgjidhura dhe me qëllim e bllokon Maqedoninë thellë në baltën ballkanike. Për fat të keq së shpejti Shqipëria do të jetë perëndim për ne. Ndarja nga Shqipëria gjithashtu sjellë rreziqe të mëdha dhe ardhmëri të paqartë e të panjohur”, thekson LSDM-ja. Fatmir Bytyqi kërkoi që Qeveria të tregojë hapur se cili është plani për të ardhmen. Ndaj pohimeve të LSDM-së ka reaguar VMRO-DPMNE-ja. Sipas kësaj partie LSDM-ja gjithmonë ka qenë kundër integrimeve evropiane dhe është shkaktare e ngecjes së vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Sipas VMRO-së, LSDM-ja qëllimisht vendin e bashkoi me Shqipërinë, ndërsa më pas punonte për ndarjen.

“Nuk ka rrugë tjetër. Nëse ka alternativë tjetër, plan tjetër konsideroj se pushteti duhet tani ta tregojë. Dhe është mirë që këtë javë bëhen 100 ditë dhe në pyetjet e ardhshme të deputetëve është mirë që Qeveria të vijë me plan se ku do të lëviz Maqedonia në vitet e ardhshme, kur ndarja e rrugës evropiane nga vendet e tjera është mëse e qartë”, deklaroi Fatmir Bytyqi, LSDM.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme