Një aksident me vdekje ka ndodhur në Pukë. Mësohet se një automjet ka përfunduar në humnerë në vendin e njohur si Laku i Qershisë në fshatin Iballë.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur jetë në vendin e ngjarjes.
Viktimë e këtij aksidenti është shtetasi Geg Prend Kola, 40 vjeç.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.