Forumi për Ndryshime në Arsim, Amendamente për Ligjin e Arsimit të Lartë

Gazetar: Melihate Rustemi

Forumi për Ndryshime në Arsim ka dorëzuar në Ministrinë e Arsimit 22 amendamente për Ligjin për Arsimin e Lartë. Siç tha drejtuesi i këtij Forumi, Blendi Hodai ligji aktual për Arsimin e Lartë ka mijëra mangësi në rreth 190 nene sa përmban i njëjti ku vetëm 15 prej neneve kanë të bëjnë me të drejtat e studentëve. Ndër amendamentet e dorëzuara dhe më kryesore, sipas Hodait, është që mbledhjet dhe takimet e Senatit të universiteteve shtetërore dhe private të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetet që shfrytëzojnë universitetet.

“Kemi vlerësuar në të kaluarën që vendimet më të dëmshme për arsimin e lartë janë marrë pikërisht te këto takime, mbledhje të Senatit të universiteteve dhe askush nuk ka qenë i informuar se si ka votuar dhe çfarë qëndrimesh kanë pasur profesorët që janë anëtarë të Senatit të universitetit ndërkaq ato përveç rrogës së tyre si profesor marrin edhe shtesa tjera që janë anëtarë Senati, shtesa që paguhen nga taksapaguesit, qytetarët dhe nga studentët. Andaj, është e domosdoshme që qytetarët po edhe studentët të jenë të informuar se cili profesor për çka është duke avoku në ato mbledhje të Senatit”, tha Blendi Hodai, Forumi për Ndryshime në Arsim.

Gjithashtu, përmes amendamenteve nga Forumi për Ndryshime në Arsim kërkojnë që të gjithë profesorët të publikojnë CV-t e tyre në faqen e internetit të universiteteve. Kjo, për të dëshmuar nëse nota mesatare e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve përkon me titullin tashmë të marrë nga profesori.

“Gjithmonë hasim në vështirësi të mungesës së CV-ve të profesorëve të cilët ndoshta edhe qëllimisht i fshehin për shkak se kanë diçka për të fshehur. Shpesh herë ajo që kanë dashur të fshehin është nota mesatare që kana pasur në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve që nuk përkon me kushtet që janë për avancime akademike që thotë që për t’u avancuar në titujt akademik docent, profesor, inordinar dhe ordinar duhet të kesh notën mesatare, në dy ciklet veçmas 8.0. Ne e kemi nisur iniciativën dhe mbi tre-katër profesorë i kemi nxjerr që kanë, janë avancuar akademikisht me notë mesatare më të ulët se 8.0”, shtoi ai.

Krahas amendamenteve, Forumi për Ndryshme në Arsim ka dorëzuar edhe propozimin për veting në arsimin e lartë, që përmes akteve nënligjore të kontribuojnë në uljen e korrupsionit dhe rritjen e transparencës. Ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë pritet të miratohen gjatë vitit 2025./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme