Një 47 vjeçare ka pësuar aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin ditën e sotme, pasi humbi kontrollin mbi automjetin që drejtonte.
Raportohet se gruaja është përplasur me bordurën anësore të rrugës, e cila ishte e shoqëruar nga një person tjetër si pasagjer.
Pasagjeri është transportuar drejt Spitalit të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të pësuara nga aksidenti.
Sakaq, uniformat blu ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.