Dinamika/ Dy vëllezër dhunuan efektivët brenda komisariatit, detajet nga ngjarja! Forcat “Shqiponjat” ndaluan një 19-vjeçar, i cili tentoi të largohej me vrap, por…

Dy vëllezër, Marjan dhe Mateo Doçi, janë arrestuar pasi dhunuan me grushte një efektiv të forcave “Shqiponja” brenda ambienteve të Komisariatit të Shkodrës.


Vëllezërit, të moshës 29 dhe 38 vjeç, kanë kundërshtuar me forcë dhe ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Mësohet se forcat “Shqiponja” gjatë patrullimit në sheshin “Prek Cali”, kanë konstatuar një automjet që drejtohej nga 19-vjeçari me iniciale E. L., dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, për të ushtruar kontroll për sende të kundërligjshme.

Por, gjatë kontrollit fizik, 19-vjeçari ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Ndërkohë, dy vëllëzërit, mësohet se ishin pronarët e mjetit ku udhëtonte 19-vjeçari, kanë kryer veprime të dhunshme gjatë shoqërimit të automjetit dhe në ambientet e brendshme të Drejtorisë Vendore.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 vëllezër pasi kundërshtuan me forcë dhe ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Procedohet penalisht dhe një 19-vjeçar, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Gjatë patrullimit të zakonshëm në sheshin “Prek Cali”, punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë konstatuar një automjet dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, për të ushtruar kontroll për sende të kundërligjshme. Automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 19 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit, ky shtetas ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Në momentin e shoqërimit të automjetit, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit M. D., 29 vjeç dhe M. M. alias M. D., 38 vjeç (vellezër), të cilët kanë kryer veprime të dhunshme gjatë shoqërimit të automjetit dhe në ambientet e brendshme të Drejtorisë Vendore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme