Ish-Kapllan Kallushi, tash Burkoviq, sheh fundin e Kosovës bashkë me Amerikën

“Shqiptarët shumohen dhe asimilojnë, e duan tërë Ballkanin e pastaj edhe Europën”.

Ky është titulli i bisedës me të vetëshpallurin akademik Kapllan Burkoviq, ish shkrimtari shqiptar Kapllan Kallushi, përkatësisht Resulbegoviqi, që e transmeton “Sputnjik” rus në Beograd, transmeton Koha.net.

“Posa të thyhet kurrizi i imperializmit amerikan, do të shembet si kullë prej letre edhe shteti i Kosovës”, citon “Sputnjik” akademikun e vetëshpallur, tani Kapllan Burkoviq, dikur Kapllan Kallushi, alias Kapllan Resulbegoviq, i cili në vitet e -60-ta kishte vuajtur burgim në Jugosllavi si nacionalist shqiptar, e më pastaj në Shqipëri si spiun serb.

siç e cilësojnë Burkoviqin mediat serbe, por edhe ai veten, ka deklaruar se atë që kanë bërë në Kosmet, shqiptarët përgatiten ta bëjnë edhe në Maqedoni, Mal të Zi e Greqi.

“Ata shumohen në mënyrë enorme, prandaj me hatër a me zor asimilojnë edhe të tjerët. Ata pohojnë se janë autoktonë, trashëgimtarë gjenealogjikë të ilirëve, madje edhe të pellazgëve. Mbështeten në atë, konsiderojnë (tash për tash) se është i tyre i gjithë Ballkani. E nesër po t’ia dalin të kenë sukses, do të pretendojnë edhe gjithë Europën. Shkencëtarët botërorë, albanologët më të njohur, para më shumë se një shekulli me dokumente, fakte dhe argumente të padiskutueshme shkencore kanë dëshmuar se shqiptarët nuk janë popull autokton, dhe as kanë as një fije lidhje gjenealogjike me ilirët, aq më pak me pellazgët”, e citojnë pa asnjë rezervë mediet serbe Burkoviqin, Kallushin e dikurshëm, transmeton Koha.net.

“Ai thotë se “shteti i Kosovës” është krijuar në territorin e dëshmuar dhe shekullor serb, që do të thotë është pa themel.

“Pastaj, që ndoshta është edhe më me rëndësi, ajo, Kosova, nuk është shtet shqiptar, edhe pse shqiptarët e trajtojnë të tillë, sepse ashtu u pëlqen, madje të tillë e dëshirojnë. Sa di unë, në dokumentet mbi krijimin e shtetit të Kosovës shkruan se ai është shtet multietnik. Në përputhje me këtë, ai është sa shqiptar e aq serb, madje edhe malazias, edhe turk, edhe vllah, edhe rom. Ligjërisht të gjitha këto nacionalitete janë të barabarta. Praktikisht – nuk janë. Unë me kohë kam thënë se shqiptarët kanë uzurpuar pushtetin e këtij shteti dhe jo vetëm e trajtojnë vetëm si të vetin, por e trajtojnë edhe si një krahinë të Shqipërisë. Kosova ka edhe flamurin e vet të veçantë. Unë këto ditë kam përshkuar Kosovën për së gjati e së gjeri dhe me sytë e mi kam parë se ky flamur rrallë ku shihet. Në vend të tij, kudo valon flamuri shqiptar, ndërsa ai serb askund nuk shihet. Madje, në pikëkalimin kufitar nga Kosova në Maqedoni, në Grykë të Kaçanikut, valon vetëm flamuri shqiptar” , deklaron ky farë Burkoviqi.

Siç e citojnë mediet serbe, ai ka thënë se kultura shqiptare, madje edhe historia janë shumë të varfra edhe në vetë Shqipërinë, e lëre më në Kosovë ku nuk kanë kurrfarë përmendoresh as kulturore, as historike.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme