Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit! Zbulohet emri i propozuar nga ministri i Brendshëm për qeverinë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha,  do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodën, i cili aktualisht është drejtor i DVP Elbasan.


Pas propozimit, vendimi i qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës.

Në garë për postin e drejtorit ishte Altin Mena Ardian Çipa, Ilir Proda, Neritan Nallbati dhe Skënder Hita.

Proda është bërë pjesë e radhëve të policisë së Shtetit në vitin 2005 si efektiv në Komisariatin Nr. 3 të Tiranës deri në nëntor të vitit 2011. Nga nëntori i 2011 deri në mars të 2012 ka punuar në komisariatin Nr.4 Tiranë.

Në mars 2012 deri në qershor 2013, ka punuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së shtetit, seksioni kundër krimeve ndaj jetës dhe lirisë së personit.

Nga qershor 2013- tetor 2013 ka punuar në Policinë e Lezhës.

Nga Tetor 2013- Dhjetor 2014 ka punuar si Shef Komisariati Nr.2 Tiranë

Nga Dhjetor 2014- Shkurt 2016, ka qenë Shef Komisariati Bulqizë

Nga shkurt 2016 – Maj 2017 ka punuar te seksioni për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Nga maj 2017- Korrik 2019 ka punuar te Drejtoria e Përgjithshme, Njësia për hetimin e krimeve kundër personit dhe pasurisë

Nga Korrik 2019 – Tetor 2021, ka qenë Zv.Drejtor për hetimin e krimit në Korçë

Nga tetor 2021- Mars 2023 ka qenë Zv.Drejtor për hetimin e krimeve në Elbasan

Dhe nga marsi i 2023, ka mbajtur postin Drejtor i Drejtorisë Vendore i Policisë së Elbasanit.

Njoftimi:

Në mbështetje të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, si dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm Nr. 160, datë 2.9.2024 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit”, Ministria e Brendshme shpalli thirrjen publike për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Komisioni i Posaçëm i ngritur sipas parashikimit të të njëjtit ligj, zhvilloi seanca dëgjimore me qëllim vijimin e procesit të vlerësimit për 11 kandidatët e kualifikuar, sipas kritereve të këtij procesi. Seancat dëgjimore u ndoqën nga misionet partnere pranë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, ICITAP dhe EU4LEA, në rolin e vëzhguesit të procesit.

Komisioni i Posaçëm kreu verifikimin e pastërtisë së figurës për të gjithë kandidatët e kualifikuar, duke kërkuar të dhënat përkatëse nga organet ligjzbatuese si vijon: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH), Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Mbrojtjes (AISM).

Në fund të këtij procesi, ditën e premte 27.09.2024, Komisioni i Posaçëm i dorëzoi në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar, paraqitur si më poshtë sipas rendit alfabetik:

• Z. Altin Mena
• Z. Ardian Çipa
• Z. Ilir Proda
• Z. Neritan Nallbati
• Z. Skënder Hita

Ministri i Brendshëm do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ilir Proda dhe vendimi i Qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme