Në Beograd, një grup punues për normalizimin e trafikut ajror mbi Kosovën është takuar të hënën për të diskutuar më në detaje një platformë të propozuar negociuese që do t’i propozohet qeverisë së Serbisë, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes në një deklaratë.
Takimi është kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjrogjeviq, ndërsa, siç raporton Tanjug, çështjet aktuale që janë në kompetencë të grupit punues do të diskutohet në Serbi dhe Bruksel, transmeton Koha.net.
Ky grup ekspertësh, i kryesuar nga Gjorgjeviq, është formuar nga qeveria serbe i cili do të adresojë edhe kthimin e fluturimeve nga Beogradi në Prishtinë.