Krijuan kaos në Kuvend duke bllokuar seancën plenare dhe duke djegur karriget, PS kërkon masë disiplinore ndaj deputetëve të opozitës

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar të ndërmerren masa disiplinore ndaj 24 deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët krijuan kaos gjatë seancës së sotme në Kuvend, në shenjë proteste kundrejt dënimit të Ervin Salianjit me një vit burg.


Konkretisht PS ka kërkuar masë disiplinore ndaj: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Deputetët e opozitës nisën aksionin duke bllokuar foltoren dhe duke hedhur sende të forta në drejtim të kryepalamentares Elisa Spiropali.

Pasi hoqën nga vendi foltoren, deputetët nxorën jashtë godinës karriget e tyre dhe i bënë grumbull në hyrje, ndërsa deputetët Bledion Nallbati dhe Flamur Noka, u panë duke i hedhur benzinë e duke i vendosur më pas zjarrin.

Pas djegies së karrigeve, grupi i opozitës u kthye sërish në sallë, por seanca u mbyll me përjashtimin e Flamur Nokës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme