Anketë: Serbia dhe Bosnja nostalgjikë për Jugosllavinë, Kroacia dhe Kosova më pak nostalgjikët; ja përqindjet

Thuajse tre të katërtat e serbëve ëndërrojnë edhe njëherë rikthimin e Jugosllavisë – 71 përqind – sipas anketës të publikuar të hënën nga instituti Ipsos, shkruan botasot.info. Me shumicë dërrmuese mbështesin rikthimin e Jugosllavisë edhe në Bosnjë (68 përqind).

Në vendet tjera nostalgjia është më e ulët – ndjekur nga Maqedonia prej 45 përqind të anketuarve, Mali i Zi me 28.1 përqind dhe Kroacia 18 përqind. Përqindja më e ulët e nostalgjikëve është në Kosovë, me vetëm 5.4 përqind, që fitoi pavarësinë në 2008, ndërsa ishte e para që nisi protestat kundër regjimit jugosllav. Të dhëna nuk janë marrë vetëm në Slloveni.

Jugosllavia u shpërbë në 1991 duke kaluar nëpër beteja të shumta dhe përfundoi me Luftën e Kosovës 1998/99.

Në anketë kanë marrë pjesë 10.500 persona

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme