“100-ditëshi”, VMRO dhe VLEN shfaqën dallime për çështjet thelbësore

Gazetar: Suad Bajrami

Njëri i bie patkoit, tjetri gozhdës. Kjo thënie më së shumti pasqyron situatën e partnerëve qeveritarë VLEN-VMRO-DPMNE, të cilët ndonëse në një qeveri, kanë pikëpamje të ndryshme për çështjet me interes për qytetarët.

Përfaqësuesit e VLEN-it, të cilët paraprakisht mbajtën konferencë të veçantë nga ajo e Qeverisë për arritjet e 100-ditëshit të qeverisjes, theksuan se fokusi i tyre gjatë kësaj periudhe ka qenë te lufta kundër kazinove.

Megjithatë, synimi numër “një” i VLEN-it, nuk ka qenë me partnerin e tyre. Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë ditës së sotme, tha se ata, në fokus kanë pasur aspektin financiar dhe zhvillimin ekonomik.

VLEN dhe VMRO-ja gjatë këtyre 100-ditëve kishin qëndrime të ndara për çështjet më të nxehta siç ishin, Ligji për Gjuhët, Balancuesi, arratisja e ish Ushtarit Blerim Ramadani apo Ligji për “Branitellat”.

Për të njëjtat, secila palë, arsyetohej përpara elektoratit të vet etnik se po mbron interesat e tyre.
Ligji i Gjuhëve për VMRO-në është antikushtetues, por jo edhe për VLEN-in i cili, po mundohet të arsyetojë shfuqizimin e mundshëm të 3 neneve nga Gjykata Kushtetuese.

Ikja e ish ushtarit të UÇK-së, për VMRO-DPMNE-në ishte skandaloze dhe reagoi ashpër madje duke u përzier edhe në gjyqësor. Megjithatë, VLEN, me buzëqeshje të heshtur iu gëzua arratisjes dhe u mburr se ata nuk kanë lejuar të ekstradohet në Serbi.

Balancuesi do të zëvendësohet me ligj të ri për përfaqësim të drejtë, është premtimi i vazhdueshëm i VLEN, por jo edhe aq i VMRO-DPMNE-së, e cila nuk ka treguar se çështja është në top prioritetet e tyre.

Ngjashëm ndodh edhe me çështjen e integrimeve. VLEN ka shprehur dëshirën për lëvizjen e procesit përpara, megjithatë procesi mund të lëvizet vetëm nëse bëhen ndryshimet kushtetuese, për të cilat, VMRO-DPMNE-ja, nuk ka treguar interes t’i bëjë.

Mbështetja për komunat me kredi nga Hungaria, të cilin e siguroi VMRO-ja, është arritje të cilët, të dyja palët i gëzon dhe e shenjëzojnë si arritje.

Mbase, pikat e përbashkëta të partnerëve ka qenë deklarimi kundër luftës kundër korrupsionit.

Deklarativisht, të dyja mbështesin luftën kundër korrupsionit, zhvillimin ekonomik, angazhimin për reforma në gjyqësor. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme