VLEN: Elmi Aziri i gatshëm për ta fundos BDI-në!

VLEN sot përmes një komunkate njofton se deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri, ka pranuar publikisht se ka marr pjesë në një takim me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së në hapësirat e Kuvendit.

“Elmi Aziri, deputet i të ashtuquajturit Front Evropian, në një intervistë televizive publikisht e pranoi që ka marr pjesë në takimin e mbajtur në zyrën 161 të Kuvendit! Me këtë, deputeti Aziri e pranoi atë që Koalicioni VLEN po e pohon në vazhdimësi: Takim mes VMRO dhe BDI dhe satelitëve të saj me urdhër të Ali Ahmetit ka pasur para formimit të Qeverisë. Takimi është mbajtur në Kuvend në zyrën 161.Në këtë takim famoz ka marr pjesë Blerim Bexheti, Elmi Aziri dhe Menduh Thaçi. Kjo treshe “evropiane” u gjunjëzua para përfaqësuesve të VMRO-së me qëllim që të bëhen pjesë e Qeverisë në vend të Koalicionit VLEN, edhe atë duke pranuar vetëm katër ministri dhe pa kryetar parlamenti”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Sipas VLEN-it, deputeti Aziri dhe të tjerët pjesëmarrës në takim kanë ofruar që në zgjedhjet lokale të punojnë që VMRO të fitoj kandidatë maqedon në për kryetar komune në Kërçovë dhe Strugë.
“Madje kanë ofruar që në zgjedhjet lokale të punojnë që VMRO të fitoj kandidatë maqedon në për kryetar komune në Kërçovë dhe Strugë, si dhe të përgatisin listë të ish funksionarëve të BDI-së që të njejtit të digjen politikisht vetëm e vetëm të shpëtojnë nipat e Ahmetit. Me këtë konfirmim publik përfundimisht ranë maskat. U konfirmua se “Fronti Evropian” për t’i shpëtuar funksionarët e saj nga përgjegjësia penale për korrupsion politik nuk la pazar pa ofru. A jeni gati? Seriali vazhdon…!”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme