Hapen sot aplikimet për lotarinë “DV-2026”, ja cili është kushti kryesor që duhet të plotësoni dhe sa do të zgjasë

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka njoftuar se sot hapen aplikimet për lotarinë amerikane DV-2026.


Llotaria-amerikane-696x522

Në njoftim, ambasada thotë se aplikimet mbyllen më 5 nëntor, ndërsa kujton se mënyrë e vetme ku mund të bëhet aplikimi është faqja zyrtare: dvprogram.state.gov.

Po ashtu, ambasada thotë se personat që do të aplikojnë duhet të kenë  mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj, pasi kjo është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi.

Postimi i ambasadës

Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2026) hapet sot (më 2 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 5 nëntor, 2024. Për më shumë informacion, klikoni: https://bit.ly/3PKA61Y
Ju lutemi, vini re: dvprogram.state.gov është mënyra E VETME për të dorëzuar aplikimin tuaj. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv.
❗️Mos harroni: Të kesh mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme