Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një banese në Krujë.
Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1 të Krujës, në një pallat që ndodhet pas bashkisë së qytetit.
Banesa ku ka shpërthyer lënda plasëse është e shtetasit Bektash Kani, me profesion roje.
Kani ka deklaruar se nuk ka probleme me ndonjë person. Sipas tij e njëjta gjë vlen dhe për dy djemtë e tij, duke deklaruar kështu se janë njerëz pa konflikte.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.