” Ftesë në studio”: Përvoja e Filiz Ndocit me kancerin e gjirit

Filiz Ndoci për më shumë se dy dekada i shërben sistemit të shëndetësisë, i shërben sistemit që nuk ishte i gatshëm t’i ofronte kushte të favorshme për trajtimin e kancerit të gjirit.

Ajo në ” Ftesë në studio” më Xhemazije Rizvanin ekskluzivisht ndau historinë e saj të ballafaqimit me një kancer shumë agresiv. Filiz Ndoci para më shumë se një dekade ishte pjesë e emisioneve të Alsatit, ndërsa më vonë pati angazhime të shumta derisa nuk i ndërpreu shkaku i sëmundjes.

Qëllimi i daljes ishte që të apelonte te sa më shumë gra që të mos bëjnë shumë stres ,t’i kushtojnë më shumë kohë vetes dhe të mos e neglizhojnë shëndetin.

Edhe pse rasti i saj nuk kishte të bëj me neglizhencën e saj në vizita, por me mos diagnostikim në kohë shkaku i neglizhencës mjekësore.

Disa herë theksoi se në vend trajtimi për pacientët me kancer gjiri vonohet, ndërsa në këto raste çdo vonesë është humbje jete. Znj. Filiz problemin për këtë e sheh në ndërrimin e shpeshtë të udhëheqëseve në shëndetësi, duke mos u dhënë kohë për ta kuptuar e më pas ta zgjidhin problemin. Sidoqoftë, ajo zgjodhi operacionin e saj ta bëj në Turqi pasi përvojat e saja këtu nuk ishin të mira shkaku i mungesës së aparaturave, ku për një pet – scan presin me qindra pacientë.

Mbështetja nga familja nuk i ka munguar, nga fëmijët, bashkëshorti, prindërit.

Sëmundja e kancerit të ndihmon të mos humbasësh kohë kot dhe me njerëz të gabuar, theksoi kështu znj. Filiz, e cila pas diagnostikimit, kimioterapive vendosi që t’i shmang shumë raporte të pa shëndosha.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në kanalin e youtubes të Tv Alsatit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme