Reportazh/ Brenda fabrikës ku prodhohet “Gold by Korça”, si lindi ideja për krijimin e birrës autentike shqiptare! Eksperti teknologjik: Ka shije unike! Tregtohet e pafiltruar


“Gold by Korça”, produkti më i ri “Birra Korça”, është kthyer në birrën më e preferuar e turistëve të huaj, si edhe e atyre vendas, me shijen e saj unike dhe autentike shqiptare.

“Gold by Korça” u prezantua në festën e Birrës që u zhvillua në muajin gusht duke u kthyer menjëherë në një sensacion duke thyer çdo rekord shitjeje.

Moderatori i emisionit “Log”, Endri Xhafo ka realizuar nje reportazh brenda fabrikës së “Birra Korça” ku prodhohet “Gold by Korça” duke zbuluar më shumë se si lindi ideja për krijimin e birrës më të kërkuar sot në Shqipëri.

Fabrika është e hapur për vizitorët, të cilët kanë mundësinë të shikojnë nga afër ambientet ku prodhohet “Gold by Korça”.

“Janë pafundësisht vizitorë, edhe të shquar, edhe të thjeshtë, të gjithë janë të rëndësishëm kur vijnë tek ne. Vizitat i kemi falas, pa pagesë, e  aplikojmë në mënyrë të vazhdueshme”, tregoi Redi Buzo, eksperti teknologjik i “Birra Koça”.

Eskperti Buzo tregoi se ideja për prodhimin e birrës autentike shqiptare lindi rreth një vit më parë, ku i gjithë stafi u angazhua për krijimin “Gold by Korça”, teksa shprehet se ka një shije unike dhe nuk është kopje e asnjë birre tjetër.

“Këtë vit kemi prodhuar një sasi me një logo të veçantë për ndeshjet e kampionatit europian. Sot jemi birra më e kërkuar në Shqipëri.

Ne menduam dhe u angazhuam dhe të gjithë së bashku krijuan Birrën Gold, është një stil i veçantë. Është autentike shqiptare, është unike, sepse nuk është kopje e asnjë birre tjetër, është birrë e dizenjuar për gjithë këtë site teknologjik, e kemi bërë i gjithë ekipi i Birra Korça.

Kalon nëpër një proces të pafund. Në fakt kishim mbi 1 vit që ishim organizuar dhe në përpjekje për të krijuar këtë birrë të re”, tregoi eksperti teknologjik.

Ai u shpreh se indicia erdhi pas kërkesës së konsumatorëve për të pasur një pije që të ishte shumë komplementare dhe bashkëshoqëruese me ushqimet mediterane të vendit tonë.

Eksperti Buzo tha se “Gold By Korça” tregohet e pafiltruar, duke i dhënë më shumë vlera ushqyese, si edhe ka përmbajtje proteinike më të lartë.

“Indicia ka qenë kërkesa e konsumatorit për të pasur një pije që të ishte shumë komplementare dhe bashkëshoqëruese me ushqimet mediterane që ofron vendi ynë.

Këtë birrë e tregtojmë të pafiltruar, kjo për t’i dhënë edhe më shumë vlera ushqyese, sepse e pafiltruar ka përmbajtje proteinike më të lartë.

Po kështu edhe elementë të tjerë që nuk i heqim me anë të filtrimit, ka edhe benefite të tjera shëndetësore.

Ne i kemi propozuar konsumatorit një birrë me 6% alkool, dy birrat e tjera që kemi në qarkullim, birra e zezë është me 4.5 % alkool, ndërsa lagerin e kemi 4.1%”, tregoi eksperti teknologjik i “Birra Korça”.

Gold by Korça është e pasur me proteina dhe krijuar për të qenë një birrë me nivel të lartë konsumi si në stinën e verës, ashtu edhe në dimër.

“Birra Gold për shkak të harmonizimit të shijeve të saj, jemi përpjekur të mos jetë as e hidhur, por as edhe e ëmbël dhe të jetë e pasur me proteina.

Ka një shkumë kremoze, ka aromë frutash, por me një notacion agrumesh, për ta bërë edhe shumë bregdetare, për të bërë një birrë me një nivel të lartë konsumi edhe në  verë, por edhe në dimër’, tregoi eksperti Redi Buzo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme