Bypassi i Vlorës, i cili u inaugurua rreth dy vite më parë, ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë.
Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra.
Sipas pamjeve të raportuara nga Neës24, shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum dhe për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit.
Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk. Qeveria e inauguroi në korrik 2022, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.