Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin e Vlorës, ku një foshnje 5 ditësh ka ndërruar jetë.
Sipas uniformave blu, dyshohet se shkak i vdekjes së foshnjes ka qenë mjekimi i pakujdesshëm.
Për këtë arsye, është proceduar penalisht mjekja pediatre I.C., 53 vjeç, mjeke në maternitetin e Vlorës. Ajo akuzohet për “Mjekim i pakujdesshëm”, i dënueshëm me gjobë ose heqje lirie deri në 5 vite.
Sakaq, bëhet me dije se foshnja ka ndërruar jetë me datë 4 tetor.
Autoritetet po vijojnë me hetimin e ngjarjes, për të zbardhur dhe dokumentuar të plotë shkakun e vdekjes së foshnjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.
“Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen I. C., 53 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë, e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, pasi më datë 04.10.2024, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh, i lindur nga shtetasja S. H. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore”, njofton policia.