Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të personave që vdiqën mbrëmë pasi vetura me të cilin po lëviznin ra në Liqenin e Badocit.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe në këto momente të rënda për ta jemi në krah të tyre”, shkroi ai në Facebook.
Svleçla u bëri thirrje qytetarëve për vozitje të kujdesshme, raporton Klankosova.tv.
“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për vozitje të kujdesshme në mënyrë që të shmangim dhe të mos përsëriten aksidente të tilla”.