Në ditën e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ministrja e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, Arbërie Nagavci ka thënë se edhe pse komunat nuk po gjejnë lokacione për çerdhe duke bërë betejë politike me Qeverinë, do të vazhdojnë edhe më tutje, pavarësisht bllokadave nga disa komuna, duke e përfshirë edhe Komunën e Prishtinës, për të hapur çerdhe kudo që ka nevojë.
Nagavci ka thënë se në plotë raste kryetarët e komunave janë në gjendje që të sakrifikojnë interesat e qytetarëve të tyre vetëm që të mos lejojnë që të përmbushen premtimet e Qeverisë.
“Në raport me premtimin tonë për ndërtimin e 160 çerdheve, që është edhe çështja që po sulmohemi më së shumti, mendoj që qëllimshëm po harrohet pjesa e dytë e fjalisë të cilën ne e kemi përmendur në programin tonë ku kemit thënë se do të hapim 160 çerdhe në bashkëpunim me komunat, sepse sipas ligjit është përgjithësi e komunave edukimi para universitar, por mbi të gjitha çdo investim i joni si ministri duhet të bëhet me kërkesën e komunave.. Qeverisjet komunale, kryetarët të komunave në momente kur duhet të ndërmarrin veprime në raport me qytetarët, do të lënë anash betejat politike dhe ajo që po e shohim tashmë është që në plotë raste kryetarët e komunave janë në gjendje që të sakrifikojë interesat e qytetarëve të tyre, vetëm që të mos lejojnë që të përmbushen premtimet që i kemi pasur si qeveri”, ka thënë Nagavcik, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.