U hodh nga kati i shtatë i pallatit, kush ishte astrologu që i dha fund jetës së tij

Jofiel Koço është astrologu i cili i dha fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i shtatë i një pallati në Korçë, në zonën e njohur si “pallati i kinezëve”.


53 vjeçari ishte një astrolog i njohur, i cili ftohej shpesh në emisione televizive për të bërë parashikimin e shenjave të horoskopit.

Jofiel Koço raportohet se ishte prind i dy fëmijëve, por jetonte vetëm në banesë.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.8, dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.

Nuk dihet ende arsyeja që çoi astrologun Jofiel Koço drejt aktit të vetëflijimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme