Protesta e opozitës, një person i arrestuar dhe nëntë në kërkim, mes tyre edhe ish-komandanti i FNSH Shkodër

Një ditë pas protestës së opozitës në Tiranë, policia ka arrestuar një person, ndërsa në kërkim janë shpallur 9 persona, mes tyre edhe ish komandanti i FNSH në Shkodër, Hivzi Bushati.


Ndërkohë raportohet se janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre shtetas të mitur, të cilët ishin pjesë e akteve të kundërligjshme gjatë protestës.

Kujtojmë që një ditë më parë, policia e shtetit njoftoi se nga protesta e opozitës mbetën të plagosur 10 efektivë.

Ndërkohë pas protestës, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha reagoi duke thënë ndër të tjera se një pjesë individësh kapërcyen vijën e ligjit me akte të dënueshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme