LSDM akoma pret përgjigje prej Micksoskit për seancë në kuvend për integrimin evropian të vendit. Nga kjo parti përmes një komunikate theksojnë se kryeministri dhe Qeveria kanë për obligim që para deputetëve dhe qytetarëve ta prezantojnë planin për vazhdimin e rrugës eurointegruese të vendit dhe përmirësimin e pozicioneve në kornizën negociuese me afate konkrete. Socialdemokratët thonë se ky ishte një premtim parazgjedhor i VMRO-DPMNE-së dhe akuzojnë qeverinë e udhëhequr nga Mickoski, se në vend se të ndërmerr ndonjë hap konkret për kushte më të mira në bisedime, po e bllokon procesin në tërësi. “LSDM është e gatshme të mbështes strategji që do të nënkuptonte përmirësimin e pozicioneve dhe vazhdimin e rrugës evropiane të vendit, por nuk do të pranojnë premtime boshe, bllokim të procesit dhe manipulim të opinionit”- thuhet në komunikatën e LSDM-së. /Alsat.mk