Në shkollën fillore të Moranës vazhdon bojkotimi i mësimit

Në shkollën fillore “Naim Frashëri” të fshatit Moranë të Komunës së Studeniçanit vazhdon bojkotimi I mësimit. Sipas këshillit inicues, mësimi bojkotohet për shkak se nuk lejohet mëvetësimi I shkollës e cila për momentin funksionon si shkollë periferike e shkollës qëndrore të fshatit Studeniçan. Sipas banorëve, kërkesa për ndarjen e shkollës ka nisutr që në vitin 2014 dhe e njejta I plotëson të gjitha kushtet për të funksionuar si shkollë më vete. Nga Komuna e Studeniçanit apeluan banorët për ndërprerje të bojkotit për shkak se është në dëm të nxënësve. Kryetari I Studeniçanit, Azem Sadiku tashmë ka deklaruar se e përkrah kërkesën e prindërve për ndarjen e shkollës dhe për këtë Këshilli I Komunës së Studeniçanit ka sjellë vendim pozitiv. Më tej, Sadiku ka bërë të ditur se procedurën e ka drejtuar në Ministrinë e Arsimit ku nga komisioni përkatës është konstatuar se plotësohen kushtet për ndarje të shkollës. Mirëpo, sipas Sadikut procedura është ndërprerë nga Ministria e finansave. Alsat tashmë ka drejtuar pyetje në dy ministritë por deri në këto momente nuk kemi përgjigje se çfarë në të vërtet është vepruar me këtë rast. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme