Alkaloid, pjesë e takimit botëror të 35-të CPhI

CPHI ka mbledhur së bashku ekspertë farmaceutikë, novatorë dhe pionierë të industrisë për 35 vjet me radhë. Ky rrjet global ofron mundësi për mësim, inovacion dhe lloje të ndryshme bashkëpunimi. Ekipi i “Alkaloid” në tubimin e sivjetshëm përfshin rreth 30 profesionistë nga sektorë të ndryshëm organizativë të kompanisë. “Alkaloid” Sivjet nga Milano filloi dekadën e tretë si pjesëmarrëse tradicionale në evenimentin më të njohur botëror në fushën e farmacisë. Konventa e Përbërësve Farmaceutikë, si një ngjarje globale për elitën farmaceutike botërore, mblodhi këtë vit në Milano më shumë se 2,400 ekspozues dhe 62,000 vizitorë nga 166 vende të botës. Kjo është ngjarja më e rëndësishme e vitit në fushën e industrisë farmaceutike, e cila gjatë ekzistencës së saj është rritur në një komunitet që bashkon zinxhirin global të furnizimit në industrinë farmaceutike, krijon lidhje dhe frymëzon partneritete.

“CPhI për ‘Alkaloid’ është një mjet i rëndësishëm për të ruajtur trendin e zgjerimit dhe për të mbajtur ritmin me të gjitha risitë në industrinë tonë dinamike. CPhI është i vetmi një-stop-shop global për industrinë farmaceutike gjenerike që ofron mundësinë për t’u takuar me furnizuesit ekzistues dhe potencial të lëndëve të para, lëndëve ndihmëse dhe paketimit, si dhe partnerë licencues dhe konsulentë për aktivitetet rregullatore, kërkimin dhe zhvillimin, etj. Mundësitë për të mësuar nga dora e parë për tendencat më të fundit të industrisë, teknologjitë e gjelbra, molekulat dhe formulimet e reja, si dhe përfitimet e inteligjencës artificiale për farmacinë janë të pamasë; në përpjekje për të optimizuar sfidat e zinxhirit të furnizimit dhe për të ndërtuar sinergji dhe partneritete të reja. “Alkaloid” ka marrë pjesë për herë të parë në këtë tubim në vitin 2003, dhe duke pasur parasysh përfitimet, ne qëndrojmë rregullisht këtu”, tha drejtori i përgjithshëm dhe kryetar i Bordit të drejtorëve të “Alkaloid”, Zhivko Mukaetov.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme