Presidenti Erdoğan fillon vizitën në Shqipëri, pritet me ceremoni nga Begaj

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka filluar vizitën zyrtare në Shqipëri, ndërkohë është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti Bajram Begaj, raporton Anadolu.

Ceremonia shtetërore e pritjes është mbajtur në selinë e Presidencës së Shqipërisë, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga të dyja vendet.

Pas ceremonisë së pritjes ka filluar takimi kokë më kokë Erdoğan-Begaj, dhe më pas do të mbahet takimi mes delegacioneve.

Gjithashtu, pas takimit dypalësh me kryeministrin Edi Rama, do të mbahet mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë dhe konferenca për mediat, si dhe është planifikuar të nënshkruhen disa marrëveshje.

Në fund të vizitës, së bashku me zyrtarët nga të dy vendet, presidenti Erdoğan do të inaugurojë Xhaminë e Namazgjasë, e ndërtuar me kontributin financiar të Türkiyes.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Erdoğan shoqërohet nga zonja e parë Emine Erdoğan, kryediploamti turk Hakan Fidan, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, ministri i Rinisë dhe Sportit Osman Aşkın Bak, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun, kreu i inteligjencës (MIT), İbrahim Kalın, si dhe kreu i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Türkiyes, Ali Erbaş.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme