Gjykata e Korçës ka marrë vendimin për të rikthyer në burg 3 dëshmitarët lidhur me vdekjen e 42 vjeçarit Egli Proga, ngjarje kjo e ndodhur më 10 gusht 2024 në qytetin e Pogradecit.
Tre dëshmitarët, Leonidha Guçe, 47 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç dhe Voltan Shulku, 40 vjeç, deri më sot ndodheshin me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, por kjo tashmë ndryshon pasi Gjykata e Korçës caktoi ndaj tyre “arrest me burg”.
Këta të tre kanë deklaruar se nuk e kanë parë ngjarjen e ndodhur por vetëm kanë shkuar pranë viktimës pasi kanë dëgjuar të bërtitura.
Por Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës shprehet se këta të tre kanë qenë të pranishëm në vendngjarje dhe nuk kanë kallëzuar krimin, duke penguar kështu në zbulimin e së vërtetës.
Egli Proga dyshohet të jetë vrarë nga shtetasi Denis Meçe. Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka pasur si qëllim vrasjen e 42 vjeçarit, pasi sipas tij ka tentuar të goodasë viktimën por nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë pasi proga ka rënë në tokë.
Pas kësaj Meçe deklaroi se është larguar i çorjentuar.
Nga ana tjetër, ekspertiza mjeko-ligjore, përshkruan se tek viktima janë konstatuar fillimisht dëmtime në ballë, hundë, vesh faqe dhe supin e djathtë.
Këto dëmtime, shkruhen të jenë shkaktuar nga mjet të fortë mprehës, apo dhe goditja me grushte.
“Hemorragji në cipën e trurit dhe hemorragji e indit trunor” rezulton të jetë arsyeja e vdekjes së 42 vjeçarit.
Gjithashtu, në akt ekspertizën cilësohet se në mostrën e gjakut të viktimës u zbulua prania e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/L.
Kjo akt ekspertizë ka rrëzuar deklaratën e bërë nga Meçe se nuk e ka dhunuar.
Kujtojmë se Prokuroria e Korçës ka lehtësuar akuzën për Denis Meçe, nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”, gjë që ngjalli reagime të ashpra nga opinioni publik, po kështu përplasje mes organeve Policia e Shtetit – Prokuroria e Korçës – Gjykata e Shkallës së Parë të Korçës.
NJOFTIM
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
-Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ka bërë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetasve: V. Sh., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, banues në Pogradec.
Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1 Pogradec, ku humbu jetën shtetasi E. P., 42 vjeç. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.
EKPERTIZA E PLOTË
Sot me dt. 30.08.2024, në morgun e ML-së, Korcë, me kerkesen e O.P.GJ, Redi Kamenica, në Komisariatin e Policisë Korcë, berë me vendimin e tij dt. 10.08.2024, unë eksperti mjekoligjor Dr. Klevis Shella si dhe une Dr. Gjergji Kaçauni, bera ekzaminimin e kufomes së shtetasit Eglantin Proga i datëlindjes 06.05.1982 me banim ne Pogradec Ky ekspertim behet me qellim per ti dhene pergjigje pyetjeve te parashtruara ne vendimin e përmendur me lart:
- Cfare demtimesh konstatohen në trupin e shtetasit Eglantin Proga?
- Me cfarë mjeti jane shkaktuar këto denstime?
- Cili ështe shkaku i vdekjes së shtetasit Eglantin Proga?
RRETHANAT E ÇËSHTJES
Nga te dhënat e vendimit të ekspertimit rezulton se ne datë 10.08.2024 rreth orës 07 00 eshte transportuar pa shënja jete per në spitalin Pogradec shtetasi Eglantin Proga. I biri i Nazmi dhe Ismete i datëlindjes 06.05.1982 lindur dhe banus ne Trebinjë Pogradec me kombesi Shqiptare. Ai paraqitet me denstime te dukshme ne nivelin e fytyres
K1YRIA E JASHTME E KUFOMËS
Kufomë e indentifikoiar e shtetasit Eglantin Proga. Kufoma ndodhet e shtrirë ne tavolinen e ML. Pogradec, Kufoma me gjatësi shtati 175 cm. Ne momenti e kqyrjes mban te vedur ne pjesën e siperme një bluzë pambuku me ngjyrë dominuse të bardhë, me ornamente me pamjen e gjetheve ngjyrë bezhë. Me menge te shkurta, me jekë me kopia në pjesen e perpurme te zbërthyera. Ne blast se pjesen e supit te majteč konstatohen pesë pika me ngjyrë të kuqeremte si ato te gjakut. Ne pjesën e poshterne nje pale pantallona material shins me ngjyrë te zeal me rip mesi material lekure me tokze metalike talike me me mbishkrim DIESEL.
Poshtë tyre nje pale mbathje boxer me mbishkrim MANS HOME me ngjyrë gri në të zezë. Ne pjesen e poshtme pantallonat të ndotura me material pluhur. Ne këmbë nje pale atlete me ngjyrë të zeze me lidhse te zeza, atletja e kembës së majtë paraqitet e ndotur me pluhur ne anen e djathte te saj ne pjesen e grykes dhe tabanit te saj. Poshtë tyre një pale corape te bardha, corapja e kembës së majte në pjesen e brendëshme paraqet një fshirje ne formen e njollës me ngjyre te eret ne pjesen e qafes se saj. Koka e mbular me flokë ngjyrë geshtenjë të prera shkurt, ne prekje pa demtime kockore. Në pjesen e ballit ana e majtë vihet re një, ekimoze me madhesi i 5×3 cm me ngjyre te kuqe. Sytë e mbyllur, gjate hapjes se tyre pupilat izohorike. Hunda në pjesen e kuririt te saj me një ekimozë 2 cm me ngjyre te kuge, pa sekrecione. Goja pak e hapur me prezencë të dhëmbeve, Gjuha ne zgavren e vet. Ne faqen e majtë vihen re dermishjë pothuajse në gjithë siperfaqen e saj me ngjyre te kuqe, po ashtu gjak i mpiksur që fillon nga pjesa e syrit deri te veshi i majtë. Veshi i majte me hematome si dhe prezence te gjakut te pakoaguluar ne brendesi te kanalit te veshit. Goja e mbyllur, gjuha ne zgavven e vet, dhembet te pranishëm lart dhe poshtë, me prezence te gjakut te mpiksur në siperfaqen e tyre. Buza e siperme dhe e poshtme me prezence hematome me ngjyre mavi te eret ne pjesen e brendeshme te mukozave, gjithashtu vihet re lacerim i buzes së poshtme majtas se brendesi te saj me diameter rreth 1 cm me ngjyre te kuqe, vihen re dermishje në pjesen e mjekres dhe mbi buzen e siperme, dermishje ne faqen e djathte me ngjyre te kuqe. Llapa e veshit te majte me hematomë me ngjyre mavi te erret ne gjithë siperfaqen e saj perfshi dhe pjesës posteriore te saj.
Te pranishme edhe dermishje me ngjyre te kuqe ne llapen e veshit. Qafa cilindrike me gjatesi konform shtatit, ne prekje po dëmtime. Gjoksi cilindriik në prekje dhe shtypje pa dëmtime kockore, ne anen e majtë dhe ne të djathtë te kraharorit vihen re shënja te elektroshokut ne forme drejtkendore. Barku në të njejtin nivel me toraksin simetrik ne kuadratet e tij, ne pamje pa dëmtime ne prekje i bute. Tek supi i majte vihet re nje dermishje me përmasa 2.5×1 cm me ngjyre te kuqe, ne pjesen e parakrabout afer kycit te dores vihen re dermishje me permasa 2×2 cm me ngjyre te kuqe. Ne te dy krahet vihet re vigon mjeksor. Tek gjuri i majte ekimoze me permasa 4×1 cm me kuqe. Kockat e ekstremiteteve te poshteme pa demtime. Organi gjenital i zhvilluar konform moshës pa rjedhje sekrecionesh, Ne skrotum vihen re ekimore me ngjyre te kuqe. Anusi i mbyllur pa ndotje. Shtangesia kufomore në grup grupmuskujt e vegjet. Njollat kufomore to te pjesën e pasme te shpinës ne trajtën hartave gjeografike gjatë shtypjes me gisht zhduken dhe rishfaqen përsëri.
KQYRJA E BRENDSHME E KUFOMËS
Në hapjen e skalpit vihen re infiltrime hemoragjike të scalpit kryesisht fronto-parietal majtas. Kur hapet kaviteti i kokës truri paksa edematos me ginuse të thelluar, me hemoragji subaraknoidale kryesisht frontale, ne prerjet paralele shtresa kortikale diferencohet nga ajo medulare gjate kalimit te thikes shikohet stazë e theksuar vazale, ventrikujt me prezencë hemoragjie me se shumti djathtas. Truri me konsistence gati normale. Enet e gjakut te bazes pa patologji, pa aneurizëm, pa prezence trombi. Truri i vogel me hemoragji në siperfaqen e tij. Kur hiqet truri dhe dura nga kaviteti shikohet infiltrime hemoragjike, strukturat kockore nuk shfaqin fraktura. Me hapjen e kafazit te kraharorit dhe te barkut u vu re se organet qendrojne ne vendin e tyre te zakonshem, ne kavitetin torakal dhe abdominal nuk kemi prezencë likidi apo te gjakut te lire. Zemra mbeshtillet nga perikardi, kur hapet konstatohet likid serik ne sasi 40 ç transparent. Ne siperfaqen e zemres dallohen piketime hemoragjike të pakta anteriore mbi LAD. Zemra me konsistence normale ne prerje me ngjyre kafe. Koronaret paksa te forta, me stazë vazale. Ne prekje gjate kalimit te thikes pa prezence trombi. Ne prerjen paralele valvulat elastike pa stenoza, pa pllaka.
Aorta ne pamje pa ndryshime, në prerje pa prezence te pllakave aterosklerotike. Pulmonet ne pamje të pare pa prezence edeme, ne siperfaqe me ngjyrim laraman, në prekje paksa të forta. Bronket kryesore te lira. Ne prerje pulmoni nxjer gjak dhe flluska ajri. Hepari me siperfaqe te lëmuar, madhesi dhe konsistence normale, ne prerje strukture normale. Stomaku ne pamje makroskopike pa probleme me mure te holla, me mukoze paksa hiperemike. Renet ne pamjen makroskopike me siperfaqe te lemuar, kapsula shkeputet pa veshtirësi, ne prerje shtresa kortikale diferencohet nga ajo medualare, kalicet dhe pelvisi pa probleme pa prezence te gureve. Rruget urinare te lira pa zgjerime. Kolecista me mure te holla pa prezence te gureve, rruget biliara pa dilatime pa prezence te gurreve. Spleni ne pamje makroskopike pa probleme paksa i bute ne konsistence. Pankreasi paksa i kuq ne siperfaqe, ne prerje me pamje ishujsh, gjate kalimit te thikes verehet stazë vazale. Zora e trashë paksa e fryre nga gazi, zoret e holla pak te fryra me kalueshmeri normale me permbajtje te pakët ushqimore me mukozë hiperemike. Vezika urinare normale. Pasi hiqen te gjitha organet nuk vihen re demtime kockore ne bacin, kolonen vertebrale, brinje.
EGZAMINIMI HISTOPATOLOGJIK
Ne seksionet e egzaminuara shikojme:
Cerebrum: Dalje eritrocitare midis giruseve cerebrale ne disa fusha mbushin krejt hapsiren, Staze e theksuar, edeme pericelulare-perivaskulare, dalje eritrocitare perdiapedezis por edhe ne largesi te vazes se gjakut. Eritrocite te fresketa ne periferi te seksioneve, pia mater me staze te theksuar dhe prani te eritrociteve.
Cerebelum: Dalje eritrocitare midis girusevecerebelare ne disa fusha mbushin krejt hapsiren. Staze e theksuar, edeme pericelulare-perivaskulare, dalje eritrocitare perdiapedezis por edhe ne largesi te vazes se gjakut. Eritrocite te fresketa ne periferi te seksioneve.
Zemra: Edeme midis fijeve miokardiale, valezim i fijeve miokardiale, staze vazale, dalje eritrocitare perdiapedezis, koronare me pllaka fine, minimal infiltrim adipos.
Hepar: staze vazale, dalje eritrocitare ne kanalikulat biliare, inflamacion pereth AVB, zgjerim i shtratit vazal, eritrocite te lemolizuara brendavazale.
Pulmoni: pneumoragji, atelektaze enfizem kompensatore, antrakoze, staze e theksuar vazale, eritrocite te hemolizuara brendavazale.
Renet:Staze vazale, eritrocite te hemolizuara brendavazale.
Pankreasi: Minimal fibroze, staze, dalje eritrocitare ne indin adipos periferik.
Splen: Edeme, staze, humbje e lehte e euzinofilise.
DIAGNOZA HISTOPATOLOGJIKE: Hemoragji cerebrale dhe cerebelare.
EGZAMINIMI TOKSIKOLIGJOR nr 2239 i dates 20.08.2024
Perpiluar nga Eksperte Tiksikoligjore Mirnela Cinije. Me perfundim:
1.Në mostren e gjakut marrë shtetasit Eglantin Proga u zbulua prania e alkoolit etilik në vleren mesatare 2.82 g/L.
2.Në mostrën e urinës marë shtetasit Eglantin Proga nuk u zbulua prania e produkteve të metabolizmit te opiateve, kanabinoideve, kokainës, triciklikë antidepresivë, barbiturate, metadon, benzodiazepina, amfetamine dhe metanfetaminave.
3.Në mostren e gjakut marë shtetasit Eglantin Proga nuk u zbulua prania e lëndëve helmuse (fostoksine).
KONKLUZION
1.Ne trupin e shtetasit Eglantin Proga u konstatuan hemoragji ne cipat e trurit, hemoragji cerebrale, ekimoza, dermishje ne fytyre dhe ne trup me karakteristikat dhe lokalizim te pershkruara ne AKT.
- Keto demtime jane shkaktuar me mjet te forte mbretes sic mund te jete edhe goditja me grusht.
- Shkaku i vdekjes te shtetasit Eglantin Proga ka ardhur si pasojë e hemoragjisë ne cipat e trurit dhe hemoragjisë te indin trunor.