VIDEO/ Kryeministri Rama publikon pamjet nga rruga Korçë-Ersekë: Kushte optimale transporti dhe nxitje për zhvillimin e turizmit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga rruga Korçë-Ersekë, që sipas tij është një aks i ri që lidh dy bashkitë për 20 minuta.


korce erseke

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky aks rrugor krijon kushte optimale për transport si dhe nxit zhvillimin e turizmit.

“Ja edhe rruga e rilindur Korçë – Ersekë e përfunduar, si një aks i ri që i lidh dy bashkitë për 20 minuta dhe krijon kushte optimale transporti për banorët, prodhimet bujqësore po edhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit që ka nisur me hapa të shpejtë edhe në Kolonjën e në Leskovikun e deri dje braktisur dhe izoluar krejtësisht”, shkruan kryeministri, i cili ironizon edhe opozitën.

“U vunë shumë kuje e hodh shumë baltë për një rrëshqitje të rrugës gjatë punimeve, e cila u rindërtua me shpenzimet e bëra tërësisht nga firma! Qesh mirë kush qesh i fundit”, mbyll postimin Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme