Serbia arsyetohet për lëvizjet e ushtrisë afër kufirit me Kosovën, thotë se penguan kontrabandën me drunj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të shtunën në mbrëmje se ushtria serbe ka zhvendosur trupat rreth 50 metra afër vijës me Kosovën.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i hodhi poshtë këto akuza, duke theksuar se deklaratat për lëvizjen e forcave të ushtrisë serbe afër Kosovës “janë vazhdimësi e fushatës dezinformuese të drejtuar kundër ushtrisë serbe dhe forcave të sigurisë serbe”, transmeton Telegrafi.

Në njoftimin për media të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, theksohet se postimi i Kurtit në Facebook tregon pjesëtarë të Forcave të Armatosura Serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore, të cilët kryejnë detyra të rregullta “për sigurimin dhe kontrollin e zonës së sigurisë tokësore në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të nënshkruara”.

“ Forcat e Armatosura të Serbisë në lokacionin e përmendur, në fakt kanë parandaluar kontrabanduesit e drunjve të prerë ilegalisht nga territori i Serbisë, që përndryshe është kthyer në një ilegale fitimprurëse”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

Kryeministri Kurti, ka thënë të shtunën mbrëma se Serbia ka provokuar sërish, “duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën”, më saktësisht afër Komunës së Kamenicës.

Duke shpërndarë disa fotografi në Facebook, Kurti ka thënë se trupat ushtarake serbe janë larguar pasi kanë vërejtur se autoritetet e Kosovës i kanë incizuar veprimet e tyre.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë”, shkroi Kurti./Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme