Niset grupi i parë i emigrantëve drejt qendrave të ngritura në Shqipëri

Anija “Libra e Marinës” është nisur drejt Shqipërisë, për të dërguar kështu grupin e parë të emigrantëve në qendrat e ngritura për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare.


Lajmin e konfirmon media italiane ANSA, e cila raporton se në bord është kryer një kontroll fillestar i personave që do të transferoheshin, për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e kërkuara.

Kërkesat ishin të tilla:

  • Të vijnë nga vende të sigurta
  • Meshkuj
  • Jo të cenueshëm

Vetëm një javë më parë qendrat në Shëngjin dhe Gjiadër janë vënë në funksion, ku do të akomodohen emigrantët e kapur nga autoritetet italiane.

Kujtojmë se kjo marrëveshje është nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane Giorgia Meloni.

Sipas protokollit të nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama, azilkërkuesit do të marrin një përgjigje brenda katër javësh.

Nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali, ndryshe do të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Një procedurë, krahasuar me ato të parashikuara deri më sot, u përshpejtua ndjeshëm.

Komisioni i kryesuar nga prefektura e Romës do të shqyrtojë kërkesat, intervistat do të zhvillohen me video lidhje ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Gjithsesi i gjithë operacioni “Albania” shoqërohet me dyshime si ekonomike ashtu edhe juridike.

Dërgimi dhe mbajtja e emigrantëve në dy bazat Shëngjin dhe Gjader ka një kosto dukshëm më të lartë se zbarkimi i tyre në Itali, shkruan Corriere.

Një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë vë gjithashtu në pikëpyetje listën e 22 vendeve që Italia i konsideron “të sigurta”: për të marrë këtë status, asnjë kategori qytetarësh nuk duhet të jetë objektiv i diskriminimit dhe trajtimit çnjerëzor.

Një kërkesë që pak nga 22 vendet e përmbushin. Dyshimi i fundit: deri më sot, shqyrtimi i kërkesave për azil ka zgjatur më shumë se katër javë. Me skadimin e këtij afati, emigrantët rrezikojnë të kthehen në Itali, pasi nuk mund të lihen të lirë në territorin shqiptar.

Vendet që konsiderohen të sigurta janë: Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnje-Hercegovina, Kameruni, Kepi Verde, Kolumbia, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Kosova, Maqedonia e Veriut, Maroku, Mali i Zi, Nigeria, Peruja, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Tunizia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme