Një alarm për bombë është raportuar pasditen e kësaj të hëne në ambasadën e Serbisë në Tiranë.
Policia ka shkuar dhe po bën verifikimet, ndërkohë edhe njësia antieksploziv ndodhet në vendngjarje.
Deri tani nuk ka pasur raportime për gjetjen e ndonjë mjeti shpërthyes, dhe hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar nëse alarmi është real apo i rremë.