Sela uron Shqipërinë për negociatat me BE-në: Mirënjohës për solidarizimin me Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët që është pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela, i ka uruar qytetarët e Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Sela në një postim në Facebook falënderon kryeministrin Edi Rama, për siç thotë, fushatën sensibilizuese për Maqedoninë e Veriut.

“Sot është ditë e madhe për Shqipërinë, qytetarët e Shqipërisë, e që i gëzohen edhe gjithë shqiptarët kudo jetojnë. Urime të përzemërta për qytetarët, elitën politike, kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë ata që kontribuan për të arritur në këtë ditë, hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”.

“Kjo ditë është e rëndësishme për të ardhmen e rajonit dhe Ballkanit në përgjithësi. Perspektiva europiane është rruga e vetme prej të cilës nuk guxojmë të zhvendosemi edhe përkundër aventurave të disa politikanëve dhe nacionalizmave që vazhdojnë të mbajnë peng ëndrrën e qytetarëve për të ardhmen europiane”.

“Mirënjohës pa fund për solidarizimin e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut që për vite me radhë qëndroi bashkë me ne duke sakrifikuar dhe humbur vite në pritje për të bërë bashkë këtë rrugëtim. Falënderime për kryeministrin Edi Rama që edhe sot konfirmoi këtë solidarizim duke kthyer edhe festën e tyre në një fushatë senzibilizimi për Maqedoninë e Veriut”.

“Vizioni i tij duhet të shërbejë si shembull që duhet ndjekur edhe nga politikanët e vendit tonë, të cilët fatkeqësisht duket që kanë ngelur peng të së kaluarës dhe konflikteve me fqinjët”, ka shkruar Sela./Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme