Konflikti në servisin e makinave, reagon policia: Tre persona mbetën të plagosur, një me armë dy me sende të forta

Policia e kryeqytetit ka reaguar në lidhje me një ngjarje në Marikaj të Vorës, ku pas një konflikti në një servis makinash pati edhe të shtëna me armë zjarri.


Si pasojë, një person ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur me sende të forta.

Blutë e kryeqytetit raportojnë se të tre këta shtetas ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 15.10.2024, në një servis në Marikaj ka ndodhur një konflikt midis disa shtetasve. Gjatë konfliktit është dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Xh. Sh., 28 vjeç, dhe me sende të forta shtetasit A. M., 35 vjeç, dhe F. M., 37 vjeç.

Të tre këta shtetas ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e shtetasve të përfshirë në konflikt ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Si nisi sherri?

Konflikti ndodhi për pjesë këmbimi makinash. Dy vëllezërit Mara konkretisht 37 dhe 35 vjeç janë konfliktuar me Xhuliano Shkurti 28 vjeç.

Ky i fundit ka goditur me sende të forta vëllezërit, të cilët kanë në pronësi një servis makinash.

Më pas njëri prej vëllezërve ka nxjerr pistoletën dhe ka plagosur në këmbë të riun, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme