Seanca paraprake në GJKKO për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, është shtyrë për në datë 1 nëntor.
Shkak i kësaj shtyrje është bërë prokura e një prej avokatëve që mbron një nga të pandehurit, i cili është në mungesë.
Kjo ka qenë dhe arsyeja që ka sjellë shtyrjen e seancës paraprake me dy javë.
Sakaq, ish-kryebashkiaku i Himarës ka qenë i pranishëm në seancën e kësaj të premte.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet ndaj Goros në datën 22 shtator, duke bërë kështu më pas kërkesë pranë GJKKO-së për kalimin e dosjes në gjykim.