FOTO/ Shqiptari dhe greku kapen me ‘shtëpi bari’ në Selanik! Ja çfarë u gjet dhe u sekuestrua në banesën e tyre

Një 35-vjeçar grek dhe një 39-vjeçar shqiptar janë arrestuar ditën e djeshme (19 tetor) nga efektivët e Policisë në Selanik, për kultivim, trafik dhe posedim të lëndëve narkotike.


Sipas mediave greke dhe raportimeve nga policia, në Selanik janë gjetur në një banesë 75 bimë kanabisi.

Po ashtu, policia ka sekuestruar dhe disa pajisje të përdorura për kultivimin e tyre, pajisje për rrymë elektrike, llampa, termometra dixhitalë, higrometra, pajisje matëse PH, ventilatorë etj., si dhe 2 kamera sigurie pa regjistrues.

Policia tha se janë sekuestruar 7 pako marijuane të papërpunuar me peshë totale 2,4 kilogramë, 2 pako me kanabis të përpunuar me peshë totale 68 gramë.

fytwrio-1021x1024

Në kontrollin e kryer në shtëpinë e shqiptarit në zonën e Selanikut, u gjetën dhe u konfiskuan edhe 1 pako me marijuanë të përpunuar, me peshë 15 gramë, 2 pako marijuane të papërpunuar me peshë totale 34 gramë dhe një pajisje elektronike për matjen e PH”.

Gjithashtu u sekuestruan 2 automjete, si dhe iu gjetën një shumë prej 980 euro cash dhe 2 celularë.

Të arrestuarit, me dosjen e ngritur në ngarkim të tyre u dërguan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Selanik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme