Gara për 12 drejtuesit e policisë, Ilir Proda shpall sot zyrtarisht thirrjen për kandidatët e interesuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pritet të shpallë ditën e sotme zyrtarisht thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionet e 12 drejtuesve të qarqeve.


Burime për Panorama.al bëjnë me dije se thirrja do të qëndrojë e hapur deri më 28 tetor në faqen zyrtare të Policisë.

Kandidatët që do të aplikojnë duhet të dorëzojnë në komisionin te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë një kërkesë me shkrim kur shprehin interesin për të aplikuar.

Një javë më parë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se përzgjedhja e kandidatëve të intersuar do të bëhet në bazë të aftësive drejtuese dhe organizative.

Ai theksoi se përzgjedhja do të bëhet përmes një procesi konkurrues, në bazë të meritës, integritetit, profesionalizmit dhe transparencës.

“Reforma synon forcimin e besimit të publikut te Policia e Shtetit, si institucioni kryesor për sigurinë publike. Gjithashtu synon rritjen e performancës së saj në garantimin e sigurisë publike dhe luftën kundër krimit”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha një javë më parë :

Në mbledhjen e  Qeverisë u miratua Vendimi për Rregullat dhe Procedurat e Përzgjedhjes së drejtuesve të Policisë së Shtetit. Një hap thelbësor ky, që vjen në zbatim të ligjit të ri “Për Policinë e Shtetit”.

Ky akt përfaqëson një reformë të rëndësishme, që përmirëson strukturën dhe transparencën e procesit të përzgjedhjes së drejtuesve të policisë, në nivel qendror e vendor, përfshirë Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm, Drejtorët e Departamenteve, Drejtorët e Drejtorive Vendore, si dhe Shefat e Komisariateve.

Për herë të parë, normohet përmes një procesi konkurrues, duke garantuar që përzgjedhja të bëhet në bazë të meritës, integritetit, profesionalizmit dhe transparencës, për të siguruar një udhëheqje më efektive dhe një Polici më të përgjegjshme përpara qytetarëve tanë.

Reforma synon forcimin e besimit të publikut te Policia e Shtetit, si institucioni kryesor për sigurinë publike.
Gjithashtu synon rritjen e performancës së saj në garantimin e sigurisë publike dhe luftën kundër krimit.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të qarta për aftësitë drejtuese dhe organizative, me objektiv:
Krijimin e një procesi të rregullt dhe të standardizuar për përzgjedhjen e drejtuesve;

Nxitjen e transparencës dhe objektivitetit;
Përcaktimin e kritereve të rrepta për vlerësimin e kandidatëve; Krijimin e komisioneve të
për vlerësimin e aplikimeve dhe shqyrtimin e ankesave;
Promovimin e meritokracisë dhe konkurrencës së drejtë;
Garantimin e shmangies së konfliktit të interesit dhe parandalimin e diskriminimit.

Qeveria dhe Ministria e Brendshme mbeten të angazhuara për të vazhduar reformat e thella në Policinë e Shtetit, duke përmirësuar shërbimet dhe duke garantuar një siguri më të lartë për të gjithë qytetarët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme