Strugë, udhëheqësia e re e spitalit të Strugës thotë se ka trashëguar borxh prej 2 milionë eurosh

Gazetar: Miki Trajkovski

Borxh prej 2 milionë eurosh dhe xhirollogari të bllokuar ka trashëguar udhëheqja e re e Spitalit të Përgjithshëm të Strugës. Drejtori Vlladimir Bunçeski thotë për Alsat se kanë gjetur situatë të rëndë. Po ndërmerren masa për zhbllokimin e llogarisë, përmes marrëveshjeve me kreditorët për riprogramimin e borxheve, por duhet kohë për t’i zgjidhur. Ajo që është më shqetësuese është fakti se borxhet nuk janë shlyer prej vitesh.

“Fillimisht faturat më të vjetra për pagesë duhet të paguhen ekskluzivisht me faturë dhe jo paushall. Ka fatura të papaguara që nga viti 2019, 2020. Si ka funksionuar? Ka fonde të caktuara që vijnë nga Fondi i Shëndetësisë dhe që nuk janë objekt bllokimi për të paguar rroga dhe kontribute. Dhe ajo që do të mbetet nga ato fonde përdoret për të paguar principalet dhe fonde të tjera nga pjesëmarrjet dhe nga kontributet nga aktivitetet tona”, deklaroi Vlladimir Bunçeski – Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Strugës.

I pyetur nëse do të kërkojë përgjegjësi, Bunçeski thotë se për këtë ka organe kompetente.

“Nuk jam unë ai që duhet të vlerësoj nëse kanë punuar si duhet dhe në mënyrë korrekte. Mua më intereson që nga dita që e mora spitalin e andej të mos ketë lëshime, gjë që duket se ka ndodhur më parë. Në ato dy milionë euro, një pjesë e madhe bie mbi kamatat e llogarive të vjetërsuara dhe pagesa e avokatëve dhe përmbaruesve”, tha Vlladimir Bunçeski – Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Strugës.

Nga spitali morën premtim nga Ministria e Shëndetësisë se do të marrin ndihmë financiare, për rimëkëmbje më të shpejtë. Në spitalin e Strugës, pacientët nga i gjithë rajoni jugperëndimor trajtohen kryesisht në repartin e pediatrisë, si dhe në atë kirurgjik. Kuadrot e BDI-së për vite me radhë kanë qenë në krye të spitalit të Strugës. Bunçeski thotë se personat janë punësuar edhe aty ku kanë pasur nevojë, edhe aty ku nuk kanë pasur nevojë, numri i tyre për momentin është 48. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme