Mickoski paralajmëroi thellim të bashkëpunimit me Akademinë e Shkencave dhe Arteve

Kryeministri Mickoski paralajmëron fuqizimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, me të cilën siç tha do ta hartojë dhe strategjinë për zhvillimin e shtetit deri në vitin 2050. Për këtë strategji ai kërkoi konsensus nga të gjitha partitë politike.

“Një strategji gjithëpërfshirëse e cila do të definojë paradigmën e shtetit bashkëkohor. Ne duhet të shfrytëzojmë dijen e të gjithëve që munden të ndihmojnë, ne duhet të bashkohemi dhe të vendosim synime afatgjate për zhvillim të shtetit, e më pas do të kërkoj konsensus të gjerë partiak për pranimin e kësaj strategjie. Tani e di se në opinion do të fillojnë të flasin për ashtu apo kështu akademie, e për shkak të kësaj e them këtë. Shkenca, qëllimet dhe strategjia nuk duhet të etnizohen”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Deklarata e kryeministrit Mickoski për mosetnizimin dhe fuqizimin e ASHAM-it vjen në kohën kur partneri i koalicionit VLEN-i kërkon mbështetje për financimin dhe zgjidhje ligjore për Akademinë Shqiptare, edhe pse zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti ditë më parë tha se paralajmërimi i Akademisë Shqiptare për Shkencë dhe Art ishte tentim për presion me qëllim rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në radhët e ASHAM. Mickoski nga ana tjetër, për planet e tij kërkon mbështetje edhe nga opozitarja, LSDM.

“Për këtë shkak, ejani të mendojmë me strategji dhe për të mirën e shtetiit. Kjo periudhë është thelbësore besoni. Kjo është periudhë ku do të dihet nëse do të jemi apo jo. E di se tingëllon disi si dramatike, dikujt ndoshta i tingëllon si patetike por a e dini se nëse duam të kemi sukses, nuk kemi zgjidhje përpos bashkëpunimit. Dhe kjo patjetër duhet të fillojë menjëherë tani. Kjo qasje sipërfaqësore ndaj politikës na solli deri në këtë derexhe”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Shënimi i 23 tetorit, ditës së luftës revolucionare maqedonase, nuk përfshiu asgjë shqiptare. Asnjë prezantim, asnjë fjalim e asnjë prapavijë në ekran nuk ishte e shënuar në gjuhën shqipe, ndërsa korri i Operës dhe Baletit, performoi vetëm këngë patriotike maqedonase dhe nuk pati asnjë performim shqip. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme