Largimi i komunave nga BNJVL-ja, Perinski: Pasojat i vuajnë qytetarët

Gazetare: Ajnur Bafqari

Paralajmërimet për braktisje të BNJVL-së nga ana e komunës së Strumicës dhe Karposhit, Ministri I Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski i cilëson si negative, veçanërisht thotë se këto hapa do të ndikonin negativisht te qytetarët e komunave që largohen. Ai tha se është e pabazuar akuza për refuzimin tendencioz të projektit të tyre nga ana e Qeverisë për mjete nga kredia hungareze, pasi kjo komunë kishte aplikuar me projekt që tashmë po punohej. Sa I përket arsyes tjetër për çështjen e ujit të pijshëm në këtë komunë, Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, tha se detyrimin për të siguruar ujë të pijshëm e kanë vetë vetëqeverisjet lokale.

“Nëse vazhdon ky trend negativ, me të vërtetë vlerësoj se vetëm qytetarët e atyre komunave që janë jashtë BNJVL-së do të vuanin. Nuk është mirë dhe mendoj se në periudhën që vijon do të ketë arsye dhe se do të korrigjohen këto vendime dhe BNJVL do të vazhdojë të funksionojë si duhet”, deklaroi Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale.

“Vetëqeverisja lokale nuk arriti ta menaxhojë procesin, madje ne u sulmuam se ne jemi fajtorë se Strumica nuk ka ujë për pije…Ajo që kryetari I komunës së Strumicës dhe krerët e mëhershëm nuk kanë investuar mjaftueshëm në stacionin e filtrimit, flet për punën e tyre në të kaluarën, nuk është përgjegjësia e Qeverisë është përgjegjësia e vetëqeverisjes lokale. Përsëris nëse janë të paaftë le të tregojnë çka duhet ne do të ndihmojmë si qeveri”, tha Cvetan Tripunovski, Ministër i bujqësisë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme