Sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vazhduar edhe mbrëmjen e së enjtes, teksa një bombë që goditi një shtëpi pranë Khan Yunis shkaktoi 23 viktima.
Po ashtu një sulm me raketa në kampin e refugjatëve Jabalia la të vdekur 150 persona.
Sulmi ajror ndodhi gjatë natës në një kompleks banimi në kampin e refugjatëve sipas agjencisë palestineze Wafa.
Raportohet se mes viktimave ka gra dhe fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Banorët e zonës së synuar kanë bërë kërkesa urgjente për ndihmë në transportin e të plagosurve.
Megjithatë, ekipet e shpëtimit u përballën me vështirësi të konsiderueshme për të arritur në vendngjarje për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga forcat izraelite.